“Do vdes për partinë”, qytetari hipën në majë të rrapit në Elbasan

Mbrëmjen e sotme një person ka hipur në rrapin që ndodhet në qendër të Elbasanit duke kërcënuar se do të hidhej, ndërsa qytetarët lajmëruan policinë dhe zjarrfikësen që erdhi me shpejtësi duke e zbritur.

Ende nuk dihen arsyet e qytetarit që kërcënoi me këtë veprim ekstrem, ndërsa policia e ka shoqëruar.

Teksa tund pemën dhe thotë që është vetëm me dy duar dhe do të hidhet. Më pas bërtet me të madhe: “Parti Enver,jemi gati kurdoherë. Po hidhem. Do hidhem, do vdes për partinë.” /albeu.com/

 

Shtuar 28.04.2021 08:04