Doli “gropë” nga zgjedhjet pa asnjë mandat, reagon Murrizi e bën deklaratën e fortë

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 Prillit ku partia e tij nuk mundi të marrë asnjë mandat deputeti me vetëm 4698 vota, duke e lënë atë jashtë Kuvendit të Shqipërisë.

Murrizi i ka bërë thirrje SPAK dhe ka depozituar kërkesën pranë KQZ për të marrë pamjet filmike të kameras qëndrore në 4 qarqe të vendit.

Murrizi kërkën të dijë sa nga votat e pavlefshme janë të partisë së tij, PLDSH me shpresën për një mandat deputeti.

Nga numërimi i deri tanishëm në Tiranë, Murrizi ka marrë vetëm 104 vota nga mbështetësit e tij ndërkohë që numërimi ende vazhdon.

Postimi i Murrizit:

Sot depozitova kerkesen prane KQZ per te mare pamjet filmike te kameres qendrore te KZAZ ne 4 qarqe

Pas kesaj do te depozitoj kerkese per rinumerim dhe per te pare se sa nga 83.000 vota te quajtura te pavlefeshme kane shenjen e VOTUESIT TEK NR 3 PLDSH

Pasi te shoh kete do ti drejtohem SPAKUT me denoncim per te hetuar me ekspertize se dy apo me shume shenja ne fleten e votimit a jane bere nga e njenjta dore apo duar te ndryshme?

Deklarata e djeshme e kryetarit te PS Z Rama se 45% e votave te pavlefeshme jane te PS eshte motivi qe me ka shtyre te kerkoj se sa nga keto vota jane te PLDSH

KUR “ ANKOHEN” PS PD LSI QE JU PASKAN “ PRISHUR”NUMERUESIT E TYRE VOTAT, PO NE NENTE PARTIT E TJERA ÇFAR DUHET TE BEJME ME KETA FUNDERRINA NUMERUES??? /albeu.com/

 


Shtuar 28.04.2021 19:52