Taren s’po e mban vendi, Silva ende nuk i ka kthyer përgjigje

Lazio duhej që sot të zyrtarizonte transferimin e David Silvës. Ylli spanjoll ka patur që mbrëmjen e djeshme të kthej përgjigjen finale karshi ofertës së Lazios.

Por, përfaqësuesit e lojtarit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje deri më tani.

Drejtuesit e Lazios thuhet se janë të shqetësuar ngase orëve të fundit është përmendur në media një interesim i madh i Napolit për lojtarin e Manchester Cityt.

Një shkëmbim e-mail midis klubit dhe stafit të lojtarit gjithashtu pritej të siguronte marrëveshjen, e cila ende nuk ka ndodhur.


Shtuar 13.08.2020 10:59