Armina Mevlani nuk e ka aspak problem peshën e shtuar të shtatzënisë (FOTO LAJM)

Për shtatzëninë e Armina Mevlanit është aluduar shpeshherë në shtypin rozë dhe rrjetet sociale, por blogerja e njohur i ka mohuar këto zëra duke u shprehur se nuk ka ardhur akoma momenti i duhur. Dhe derisa të vijë një gjë e dimë me siguri, kilogramët e tepërt s’do të jenë aspak problem për të.

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Goca dhe gra” u diskutua për pamjen e jashtme të Georgina Rodriguez, e cila së fundmi është kritikuar për peshën pas lindjes.

Të lidhura

None found

“Unë kam ngrënë gjithë jetën, s’e kam vrarë ndonjëherë mendjen. Kur të më keni mua do të ha, do e shijoj dhe do ushqej fëmijën se femra është e bukur sido që të jetë. S’ka rëndësi sa kile peshoni, shijoni jetën. Sigurisht kujdesun që mos të hani gjëra të dëmshme për shëndetin, por 5 kile më shumë apo më pak nuk ka rëndësi fare”, u shpreh ajo.


Shtuar 22.07.2022 09:35