Zaimina flet për lidhjen me burrin: E njoha 17 vjeçe, sot jam 35

Këngëtarja Zaimina Vasjari, si rrallëherë ka folur për lidhjen e saj dhe kohën kur është njohur me bashkëshortin.

Ajo ka treguar se me partnerin e saj është njohur që në moshën 17-vjeçare, ndërsa të konsoliduar e kanë bërë lidhjen para pesë vitesh.

Këngëtarja tregoi se vajza e saj kishte një marrëdhënie shumë të mirë me vajzat e partnerit, i cili më parë ka pasur një tjetër marrëdhënie nga e cila ka dy fëmijë.

“Unë Klodin e kam njohur 17-vjeçe dhe sot jam 35-vjeçe. Megjithatë si marrëdhënie e konsoliduar dhe familjare jemi pesë vite. Para katër orësh më dërgoi një foto propozimi ku mashkulli nuk i thotë a do të martohesh me mua, por “a do ma nxish jetën mua”. Nxirje jete por dashuri shumë e madhe. Vajzat me njëra tjetrën janë shumë të lidhura. Nuk e përfshij pjesën e djalit se është shumë i vogël”, u shpreh Vasjari./albeu.com/