Bëri një sezon mjaft pozitiv, Milani i ofron kontratë të re Calhanoglu

E ardhmja e Hakan Calhanoglu do të jetë te Milan.

Calciomercato bën të ditur se Milan do t’i ofrojë një kontratë të re mesfushorit turk.

Të lidhura

None found

Rossonerët janë të kënaqur me paraqitjet e 26 vjeçarit, dhe duan ta mbajnë në skuadër deri në paku në vitin 2024.

Kontrata aktuale e Calhanoglu me Milanin përfundon vitin tjetër.

Reprezentuesi turk ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar nëntë herë në 38 ndeshje për Milanin këtë sezon./


Shtuar 11.08.2020 16:37