Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në pyetje ish oficerin e krimeve në Elbasan, Krenar Guci, foto e të cilit u gjet në telefonin e Nuredin Dumanit.
Mësohet se, oficeri i policisë është paraqitur pranë SPAK , disa ditë më parë dhe është marrë në pyetje, nga prokurorët që po hetojnë dosjen “Dumani”.
SPAK tregohet mjaft i rezervuar se në çfarë cilësie është marrë në pyetje oficeri i policisë, por sipas informacionve ai është pyetur nëse ka pasur konflikte apo kërcënime në kohën kur ka ushtruar detyrën e shefit të Krimeve në Elbasan.
Rreth një muaj më parë Guçi, u pajis me urdhër mbrojtjeje. Fakti që në celularin e Dumanit u gjet fotoja e oficerit, shtyu hetuesit të dyshojnë se ndaj tij mund të kishte porosi për atentat.
Për këtë, prej gati një muaj, tashmë familja e ish-shefit të seksionit për hetimin e krimeve të rënda në Policinë e Elbasanit është marrë në mbrojtje, ndërsa vetë oficerit i është vendosur një roje personale./fax