Ku shkuan arkat me banane që erdhën nga Amerika Latine? Dalin para gjykatës 20 të arrestuarit

Ka nisur sot në orën 9:00 seanca gjyqësore për 20 të arrestuarit të cilët janë cilësuar si të përfshirë në heqjen e 50 arkave me lëndë narkotike nga kontenieri me banane që vinte nga Amerika Latine.

18 prej 20 personave të arrestuar janë punonjës të forcës së sigurisë portuale, një punëtor në kompaninë që priste ngarkesën me banane dhe shoferi i po të njëjtës kompani.

Personat e arrestuar, që dalin para gjykatës:

Jurgen Gjeçi,

Armand Murataj,

Gentian Halili,

Azgan Zeka,.

Skender Plaku,

Adi Qevanaj,.

Kastriot Ducka,

Mentor Dyrmishi

Klaudio Lala,

Shpetim Hajdini,

Andrea Xhavara,

Adem Brasha,

Veis Kuci,

Rajd Bleta,

Ali Bajrami,:

Gjergji Doraci,

Shefqet Elezi,

Profit Tola,

Altin Muhametaj,

Nazmi Allgjata.

Nga hetimi ka rezultuar se kontejneri ka qenë i paplumbosur me plumbçe, një procedurë për sigurinë e tyre para kontrollit.

Pasi është hapur kontejneri është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane dhe se brenda tij mungonin disa arka.

Vetë personat e arrestuar i kanë mohuar akuzat për përfshirjen në trafikun e kokainës.


Shtuar 19.07.2022 09:57