Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në një sipërfaqe kullotash në fshatin Peshtan Bregas të Fierit, lagjja Shqop.
Sipas burimeve, zjarri ka rënë rreth orës 14 të ditës së sotme. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ndërhyrja e të cilave vështirësohet për shkak të terrenit kodrinor.
Nga zjarri është përhapur në të gjithë zonën e shkurreve, rrezikohen sipërfaqet me ullishta.
Kujtojmë se zona e Peshtan Bregasit karakterizohet nga sipërfaqe të mëdha me ullishta.
Forcat zjarrfikëse po bëjnë gjithçka të mundur lokalizimin sa më parë të vatrës së zjarrit, për mos avancimin e tij drejt ullishtave.