Rastet e shtuara të të prekurve me koronavirus ka detyruar bashkinë e Pukës që të mbylle kopshtin dhe çerdhen.
Bashkia thotë se është mbyllur çerdhja “Nënë Tereza dhe kopshti “Erjola Lluka”.
Postimi i Bashkisë Pukë në Facebook:
Për shkak të rikthimit të rasteve me Covid në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes “Nënë Tereza” dhe kopështit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës.
Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.