Në Kosovë situata e koronavirusit vijon te jetë shqetësuese. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën me dije se numri i rasteve pozitivë në total ka arritur në 10,247, ndërsa 327 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 5,944, ndërsa raste aktive janë shënuar 3,976 persona.
Sakaq Prishtina rezulton me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus deri më tani janë 3,302 të infektuar, 1,826 të shëruar, 44 viktima dhe 1,396 raste aktive.