Avokat Ngjela: Serbia në Tiranë po kërkon të na lartësojë figurën e Esad Pashë Toptanit

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, është shprehur se Serbia po kërkon të lartësojë figurën e Esad Pashë Toptanit.

Ai shtoi se historia nuk mund të falsifikohet nga askush, por sipas tij injorantët nuk e kuptojnë dot këtë maksimë dhe i gëzohen pagesës.

Komentet Ngjela i bëri përmes një postimi në Facebook.

Postimi i Ngjelës:

Serbia në Tiranë, që paguan gjithmonë, po kërkon të na lartësojë figurën e Esad Pash Toptanit.

Serbia, edhe varrin në varrezat e saj ia ka bërë Essadit, si hero.

Po çfarë ka humbur Serbia me vrasjen e Essad Pash Toptanit nga heroi ynë Avni Rustemi?

Sigurisht, Essadi dhe Serbia ka humbur Shqipërinë e Veriut.

Edith Durham e konsideroi Essad Pashën si “një relike të çuditshme të mesjetës”.

Po këta hajvanë që pranojnë pagesën e Serbisë, çfarë janë?

Nuk mund të flasësh më shumë se kaq, veçse më duhet të them se, historia nuk mund të falsifikohet nga askush, por injorantët nuk e kuptojnë dot këtë maksimë dhe i gëzohen pagesës.

Po Serbia? Ajo do të vijojë të vajtojë të kaluarën pushtuese të territoreve shqiptare, që ndërkohë po e humbet përditë e më shumë.

Po Shqipëria?

Ajo po shkon drejt Bashkimit Kombëtar të dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.


Shtuar 15.07.2022 13:00