Ditën e djeshme Kosova shënoi 12 vdekje të tjera si pasojë e koronavirusit dhe 190 raste të reja, duke quar në total numrin e të vdekurve në 315 dhe të të infektuarve në 10 mijë e 59.
Edhe pse shifrat vijojnë të mbetën të larta, dita e djeshme shënoi numrin më të lartë të të shëruarve. Sipas IKSHPK-së dje janë shëruar 197 qytetarë që ishin prekur nga COVID-19.
Deri më tani numri i të shëruarve ka arritur në 5 mijë e 605, kurse raste aktive janë 3 mijë e 942.