Një person gjendet i vrarë në Vaun e Dejës

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në Vaun e Dejës mëngjesin e sotëm.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Shkjezë, ku viktima, 27-vjeçari Gj.B., është gjetur i pajetë në rrugë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vau i Dejës, Shkodër/ informacion paraprak

Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar i pajetë, shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 9.08.2020 07:02