Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për Mihal Thimjon, i cili akuzohet se ka vrarë tre ditë më parë mikun e tij Gëzim Saraçin.
I arrestuari i ka qëndruar deklarimeve të tij të mëparshme, kur ka thënë se mes tyre kishte ndodhur një konflikt i çastit dhe e ka qëlluar viktimën për vetëmbrojtje.
“Më shau dhe ofendoi, më qëlloi dhe e qëllova”.
Këto janë fjalët që ka thënë para grupit hetimor në Policinë e Gjirokastrës, Mihal Thimjo.
Thimjo ka deklaruar që viktima t’i ketë thënë në debat e sipër “ju kaurët e qelbur keni bërë me shume lekë se ne. Ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam”.