Chelsea prezanton në Los Angeles sulmuesin e tyre, Sterling: Mezi pres të futem në fushën e lojë

Në pritje të Kalidou Koulibaly, Chelsea njofton blerjen e Raheem Sterling. Këtë e ka bërë të ditur klubi londinez me një deklaratë zyrtare.

Raheem Sterling kalon nga Manchester City te Chelsea si pjesë e një marrëveshje me vlerë 56 milionë euro në total.

Anglezi ka nënshkruar një kontratë me 5-vjeçare me blutë e Londrës me një mundësi edhe për një sezon tjetër.

“Është një kënaqësi të jem këtu. Natyrisht kam arritur shumë në karrierën time, por kam ende për të arritur dhe mezi pres të futem në fushën e lojës me fanellën e Chelsea nën drejtimin e Tuchel. Londra është shtëpia ime dhe vendi ku filloi gjithçka për mua, dhe është e mahnitshme që tani kam mundësinë të luaj përpara miqve dhe familjes javë pas jave në Stamford Bridge. Mezi pres të prezantohem atje me tifozët”, është shprehur Sterling.

Kjo është blerja e parë e presidentit të ri të Chelsea./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.07.2022 18:38