Gazetarja investigative, Klodiana Lala, është shprehur se gruaja që shiste kanaçe dhe figuronte si pronare e një kompanie të lidhur me inceneratorët, është fytyra e vërtetë e shtetit shqiptar.
Lala shton se shteti shqiptar ka rënë dhe askush nuk mban përgjegjësi.
Sipas saj, populli shqiptar harron lehtë, siç ka harruar më parë vrasje e tragjedi të ndryshme.
“Mos e harroni kurre fytyren e Merites, gruas qe siguron buken e gojes duke shitur kanace. Eshte fytyra e shtetit. Milionere me letra, por me stomakun bosh.
Ka rene shteti!
Miliona te vjedhura me duart e Merites e te ngjashmeve te saj, por inceneratoret nuk punojne.
Askush nuk mban pergjegjesi!
Me gjase askush sdo ndeshkohet.
Populli harron lehte, sic ka harruar nder vite skandale e tragjedi”, është shprehur Lala./albeu.com/