Shërbimi Shtetëror i Urgjencës i Ukrainës ka dhënë një tjetër përditësim mbi operacionin e shpëtimit në një ndërtesë apartamentesh në Chasiv Yar.
Tetë persona janë shpëtuar nga rrënojat dhe 19 janë konfirmuar të vdekur.
Një raketë goditi ndërtesën pesë-katëshe të shtunën, por përpjekjet e shpëtimit kanë vazhduar edhe sot.
Autoritetet ukrainase më herët thanë se kishin bërë kontakte zanore me disa nga të mbijetuarit ende të bllokuar./albeu.com