Mbretëresha Elizabeth II u është rikthyer detyrave mbretërore 18 ditë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, princit Philip.
Monarkja, 95 vjeç, mori pjesë në një takim virtual nga Windsor Castle.
Të lidhura
None found

Mbretëresha u fotografua duke buzëqeshur ndërsa mbante takim me ambasadorë nga Letonia dhe Bregu i Fildishtë të cilët ishin në Pallatin Buckingham.

Zia mbretërore ka përfunduar të premten, dhe e gjithë familja mbretërore u është rikthyer detyrave./albeu.com
