Rënia e flokëve mund të jetë pasojë e problemeve të ndryshme si çekuilibër hormonal, stresi, ilaçe të caktuara, por edhe sëmundje të tjera.
Kurën mund ta bëni vetë në shtëpi, gjithçka që ju nevojitet janë:
▪ 2 lugë glinë të blerë në barnatore,
▪ 2 lugë ujë të ngrohtë,
▪ 1 lugë kripë deti.
Bashkoni të gjithë përbërësit derisa të përftoni një përzierje homogjene në formë paste.
Më pas, fërkojeni butësisht në rrënjët e flokëve me lëvizje rrethore dhe të buta.
Lëreni të veprojë për 10 minuta, më pas shpëlani flokët tërësisht.
Përveç kësaj, gjethet e dafinës, kamomili dhe hithra mund të zvogëlojnë në mënyrë efektive problemin e rënies së flokëve./albeu.com