Në këto kohë kur duart i lajmë dhe i dezinfektojmë më shpesh se asnjëherë tjetër, nevojitet një përkujdes i veçantë ndaj tyre. Kjo pasi lëkura e duarve është delikate dhe mund të acarohet plotësisht.
Kush do i donte duart e ashpra dhe të plasaritura?
Askush! Prandaj hidhni një sy maskës më poshtë, e cila do ju falë rezultate shumë të mira.
Maskë natyrale me karotë për duart tuaja:
Ju duhen:
1 karotë
2 lugë gjelle kos
1 lugë gjelle vaj ulliri
Udhëzime:
I grijmë karotat, i përziejmë me kosin dhe vajin e ullirit sa të bëhet një masë homogjene.
E mbajmë maskën për 25 minuta tek duart.
I shpëlajmë dhe vendosim pak krem hidratant.
Kjo maskë rekomandohet 1 herë në javë!