Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19 në vend.
Për të disatën ditë radhazi kemi një numër të lartë infektimesh të reja dhe nga 2 humbje jete.
Në 24 orët e fundit janë bërë 2103 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 947 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 2 persona.
Njoftimi:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2103 testime, 947 qytetarë të infektuar, dy humbje jete dhe 403 të shëruar në 24 orët e fundit
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 947 qytetarë, në këto bashki:
424 në Tiranë, 70 në Durrës, 53 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Vlorë, 27 në Sarandë, 24 në Lushnje, 22 në Patos, 21 në Lezhë, nga 19 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 18 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Kavajë, 13 në Gjirokastër, 12 në Divjakë, 11 në Himarë, nga 7 qytetarë në Vorë, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Përmet, Korçë, nga 5 qytetarë në Shijak, Poliçan, Gramsh, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Belsh, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Mat, Roskovec, Dibër, Selenicë, Delvinë, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Tropojë, Bulqizë, Konispol, Kolonjë,
Janë 4,777 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Lezha 52 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç.
Janë shëruar 403 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,473 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (6 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 947
Të shëruar në 24 orë 403
Të shtruar në spitale 26
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2103
Testime totale 1,858,859
Raste pozitive 284,758
Raste të shëruara 276,473
Raste Aktive 4,777
Humbje jete 3,508
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,027
Fier 379
Durrës 279
Vlorë 252
Shkodër 250
Berat 134
Lezhë 129
Gjirokastër 119
Elbasan 104
Korçë 58
Dibër 34
Kukës 12