Vajzat binjake bëjnë 1 vjeç, Eni Vasili publikon pamjet nga festa speciale e vogëlusheve (FOTO LAJM)

Sot, vajzat binjake të Eni Vasilit bëjnë një vjeç. Gazetarja solli në jetë vogëlushet më 6 Korrik të vitit të kaluar, duke ia ndryshuar rrënjësisht jetën. Sot, ajo ka publikuar një foto të ëmbël, ku shihet me vajzat në krahë ndërsa ka shkruar: “Ne u bëmë 1”.

Disa muaj më parë, duke folur për jetën si një nënë e re. Vasili tha se e priti shtatzëninë si surprizën më të bukur, por me vetëdije të plotë për lumturinë dhe preokupimin që sjell ngjizja dhe krijimi. Duke u ndalur te momenti kur zbuloi gjininë e tyre, ajo tha:

“Nuk do të kisha ndryshuar asgjë nga skenari që universi kish përgatitur për mua. Nikol është një bebe solare, që qesh me të gjithë dhe duket se do të fitojë zemrën e gjithkujt, ndërsa Sofia duket sikur e pretendon këtë vëmendje pa pasur nevojë ta fitojë.

Është shumë dëfryese të mundohesh të kuptosh trajtat e karakterit të tyre mes gugatjeve, ndërrimit të pelenave dhe zhurmës së rraketakeve në shtëpi. Këta pesë muaj kanë kaluar mes preokupimit dhe lumturisë, duke u përqendruar me shumë te vajzat, sesa te njëri-tjetri.

Ajo që shoh, është që Armandi është një baba i apasionuar dhe unë një nënë në merak të vazhdueshëm. A pinë sa duhet, a fjetën sa duhet, si reagojnë, sa gugatin e të tjera si këto.”, tha Eni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENI VASILI (@enivasili)