Një zjarr ka rënë sot në Spitalin Rajonal të Fierit. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar policia e cila njofton se zjarri ka rënë në sallën e grafisë, dhe flakët tashmë janë shuar. Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa mësohet se pacientët janë shoqëruar në një tjetër spital.
Njoftimi i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com