Kosovë/ 8 vdekje dhe 194 raste nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 vdekje dhe 194 raste të reja me koronavirus, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Ndërkohë janë shëruar 559 të infektuar.

Njoftimi i IKSHPK-së:

599 TË SHËRUAR DHE 194 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.285 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Leposaviq 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (76 vjeç), Vushtrri 1 rast (92 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 104.390 raste nga 524.588 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.148 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 599 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 92.571 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.671. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 47 raste, Prizren 16 raste, Ferizaj 15 raste, Klinë 15 raste, Leposaviq 13 raste, Vushtrri 11 raste, Skenderaj 8 raste, Pejë 7 raste, Gjilan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Istog 5 raste, Podujevë 4 raste, Shtime 4 raste, Drenas 3 raste, Lipjan 3 raste, Malishevë 3 raste, Viti 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kamenicë, Shtërpcë dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

/albeu.com/


Shtuar 27.04.2021 15:33