“COVID-19 padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë”, dedikim prekës për humbjen e 28 vjeçarit

Koronavirusi i ka marrë jetën një 28-vjeçari të quajtur Anton Çuni.

Lajmin e bën me dije në Facebook, OSHEE e Shkodrës, e cila ka publikuar dhe foton e të riut.

Antoni punonte elektriçisti dhe nuk i ka bërë dot ballë betejës me virusin e rrezikshëm.

Postimi në rrjetet sociale nga OSHEE Rajoni Shkodër

Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve 😢 U prehtë në paqe🙏


Shtuar 3.08.2020 11:16