Të vërteta dramatike dalin në dritë mbi vrasjen makabre të 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuarin e Maliqit nga disa persona, ku shkak i krimit dyshohet se 18-vjeçare e quajtur si Tina Pajollari, e cila dyshohet se kishte krijuar lidhje paralele me viktimën dhe njërin prej autorëve.
Emisioni “Uniko” publikon për herë të parë një bisedë të zhvilluar mes Martin Çeços dhe shokut të tij të ngushtë, Rezart Dokolli, duke zbuluar edhe të vërtetën e ndjenjave të 26-vjeçarit për vajzën që punonte në byrektore, në Korçë, dhe që njihej me emrin Bora.
Teksa Dokolli tha se Martin Çeço kishte ndjenja për këtë vajzë dhe se kishin shkuar bashkë në fshatin e saj, ku kishin takuar babanë e vajzës, biseda mes dy shokëve zbulon të vërtetën dramatike.
Nga biseda kuptohet që Rezart Dokolli gënjen, pasi vetë ai ka pasur ndjenja për vajzën, dhe se Martin Çeço e ka ndihmuar që ata të jenë bashkë.
Biseda e regjistruar nga Martin Çeço:
Martini: Dëgjo tani, tashi do më thuash drejt si të tha tashi? Jam shumë kurioz…
Rezarti: Unë të thashë bre tani…
Martini: Epo fol…
Rezarti: Unë… e pashë atje më tha s’kam nge të llafosem se kam këtë mbesën.
Martini: E pashë tha ë?
Rezarti: Siç të thashë unë kshu kshu… beqare jam.
Mratini: Tha vetë ajo jam beqare?
Rezarti: Ke ti? Jo.
Martini: Si the ti i ke ëë?
Rezarti: Ke ndonjë? Jo.
Martini: Ti e pe atë çupën që të thashë unë që ishte me atë mbesën. Po kur vajte… si i the o Zarti?
Rezarti: Po kshu i thashë unë kshu kshu kshu…
Martini: Ai djali të pëlqevi…
Rezarti: Çfarë do më thoje më tha mua, më tha.
Martini: Për këtë i thoshe? I the?
Rezarti: I thashë.
Martini: E çfarë të tha pastaj? S’të tha që më pëlqeu?
Rezarti: Mirë tha po sot kam punë… nesër nuk dua të të them…
Martini: Mbaje mend që do bëhet kjo Zarti. Po për Zotin unë jam i gëzuar shumë. Po për Zotin se di ti sa i gëzuar jam. U bë kjo nuk të lë unë o shoku ç’ke tashi. I the ti që unë s’ja thoja dot atij se kishte njerëz.
Rezarti: I thashë unë. E mirë e bëre.
Martini: I thanë që është djali shumë i mirë tha apo jo?
Rezarti: Tha juve bashkë erdhët pak a shumë.
Martini: Tha që po më shikonte? Tha kështu? Çfarë thoshte?
Rezarti: Nuk thoshte ajo nuk thoshte.
Martini: E si tha kur ta lëmë tashi këtë?/bw