Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedium me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë në Shqipëri, si edhe më investitorë të rinj potencial.
Gjatë fjalës së tij, Rama vuri në dukje problemin me perceptimin që ekziston në botë për vendin tonë, madje duke marrë shembullin e një VIP holandez, që nuk dilti nga europorti pa armatim të rëndë.
“Mu desh të tregoja një tjetër histori me një holandez, një VIP, nuk dua ta përmend se kush është , por duhet ta njihni. Marr një mesazh nga drejtori i zonës VIP në aeroportin e Tiranës që më thotë të lutëm më merr urgjent, sikur kishte zjarr, bombë apo diçka katastrofike. Mora në telefon dhe më thotë, ndjesë dua orinetim, kemi një situatë që nuk e kemi hasur kurrëm ëp arë. Më thotë kemi një VIP me dhjetëra njerëz që nuk duan të hynë në Tiranë.
Ka ardhur, por nuk do të hyjë. Pikërisht, nuk vjen sepse nuk ndihet i sigurtë, kërkon automjete të blinduara dhe roje të armatosura dhe pastaj më thotë se kush ishte ky person. I thashë me statusin që ka mund të marrë Gardën. Po më thotë janë këtu por nuk ka besim sepse do armatime të rënda, këta kanë vetëm pistoleta. I thashë, ne nuk e ofrojmë këtë shërbim sepse nuk jemi në Gaza. Mëngjesin tjetër erdhi dhe më takoi personi në fjalë, nuk e di nëse e dinte që unë isha në dijeni të episodit. Më thotë ju lutem ju detyrohem një ndjesë, kam udhëtuar por nuk e prisja që të kishte një diferencë shumë të madhe nga ajo që thuhej dhe realitetit në vend.
Më tha mbrëmë ne ishim tek zona e jetës në Tiranë dhe u trondita sepse është njësoj si në vendet evropiane dhe deri tani nuk kam parë një grua të mbuluar edhe pse është vend musliman. Mund ta imagjinosh. Mund ta imagjinoj i thashë sepse nuk ka gra të mbuluara në Shqipëri sepse nuk është vend musliman. Pastaj më tha që kishte shkuar në një ministri dhe njerëzit flisnin anglisht. Ua me të vërtetë i thashë,” u shpreh Rama.