Një shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi është kapur duke transportuar 36 emigrantë nga Bangladeshi me kamion kundrejt fitimit.
Sipas mediave greke policia pasi ka lokalizuar kamionin është vënë në ndjekje të tij por shqiptari sapo e kuptuar i ka dhënë më shumë shpejtësi mjetit për tu larguar dhe më pas ka zbritur nga kamioni për të vrapuar në këmbë por pa rezultat pasi është arrestuar më pas ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.
Pas kontrollit të kamionit brenda tij u gjeten dhe 36 emeigrantë me origjinë nga Bangladeshi të cilët i kishin paguar shqiptarit nga 200 euro secili për të kaluar kufirin.
Kamioni është sekuestruar nga policia greke ndërkohë shqiptari është dërguar për gjykim në Prokurorinë Penale të Thesprotit.