Një video e publikuar që tregon vrasjen e një 25 vjeçari afro-amerikan, Jayland Ëalker nga policia ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I riu u godit 60 herë nga policia e cila e kishte ndjekur megjithësi ai ishte i paarmatosur ku doli nga makina e tij.
Pamjet e publikuara rrezikojnë të ndezin të tjera protesta të dhunshme në Amerikë kundër brutalitetit të policisë.
Sipas versionit policor, agjentët kishin tentuar të ndalonin makinën e të riut për një shkelje të paqartë rrugore dhe pas më pak se një minutë ndjekje nga makina e tij duket se ka nisur sulmi me armë. Pas disa minutash, makina ngadalësoi shpejtësinë dhe Walker doli i veshur me një kapuç dhe u largua në këmbë në një parking, ku u dëgjuan të shtënat me armë zjarri.
Në makinën e Walkerit u gjet një pistoletë dhe një karikator i mbushur, ndërsa nga vendi ku policët besojnë se nisën të shtënat pas ndjekjes u gjet një gëzhojë e përputhshme me armën. Të gjithë agjentët e përfshirë janë pezulluar në pritje të rezultatit të hetimit.
Familja e viktimës dhe avokati i tij po kërkojnë drejtësi, duke pyetur veten pse policia qëlloi gjithë ato të shtëna në drejtim të një njeriu të paarmatosur. Në një postim në Twitter, ylli i Nba, LeBron James, me origjinë nga Akron, kërkoi të luteshin për qytetin e tij.