Sot feston 58-vjetorin e lindjes, video e rrallë e kreut të vendit kur ishte vetëm 9 vjeç (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama sot më 4 korrik feston ditëlindjen e 58.

Në kete ditë të shënuar për të, po ju risjellim një video që qarkullon në rrjetet sociale, pamje të hershme të familjes së kryeministrit Edi Rama.

Në videon e xhiruar në vitin 1973, shihet një moment nga kthimi i Kristaq Ramës, atëherë deputet, i nga një udhëtim pune në Durrës. Derën ia hap bashkëshortja Aneta, ndërsa i pari që e pret me një përqafim të ngrohtë është djali i vogël Olsi, atëherë vetëm 4 vjeç.

Në shtëpi ndodhet edhe Edi Rama, 9 vjeç, i cili ndryshe nga i vëllai, është i fokusuar te detyrat e shkollës, për të cilat e ndihmojnë edhe babai me nënën. Teksa Edi bën detyrat, i ati zhvillon një bisedë me nënën e tij, gjyshen e kryeministrit të sotëm, ndërkohë që Aneta i shtron tryezën për të ngrënë, pas një dite të ngarkuar pune.

@shqiperiafilmvjeter #Kristaq #Rama #Aneta #Olsi #edirama #edirama @ediramatiktok ♬ suono originale – shqiperiafilmvjeter