Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë në inagurimin e tunelit të Skërficës dhe rrugës Kardhiq – Delvinë.
Grupi “Zëri i Bilbilit” thuri posacërisht vargje për kreun e qeverisë dhe ministrat e tij.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së tunelit kanë qenë ede ministrat Ballaku, Gjiknuri dhe Kumbaro, gjithashtu edhe kryetarët e bashkive të jugut.
Vargjet:
I thotë qafa e Skërficës
Luvadhit dhe Gramatesë
Paska dhe male mbi male
Që të çajnë mes për mes.
Tre janë emrat që ja bënë
Këtë dhuratë labërisë
Damjani edhe Balluku
Dhe kreu i qeverisë
Nisën punimet e para
Seneja 2000 e shtatë
Por e sosi Edi Rama
Më pak se gjysëm mandatë
Ti e lidhe labërinë
Me rrugë kryq e terthorë
Kurveleshin me Himarën
Tepelen Kuç edhe Vlorë.
Këtu mezi shkonin trimat
Për Senicë e Taroninë
Tani lidhet me tunelin
Gjirokastra me Delvinë
Mbaso do meren me grupin
Që e mburrëm qeverinë
Kush punon për këtë truall
Këngën labe ka shpërblim/albeu.com