Sergi Roberto po i rrezikohet skuadrës së Barcelonës, me vëmendjen që lojtari po merr nga Premierliga.
Gjiganti anglez, Manchester City, po interesohet për transferimin e Roberto gjatë merkatos së verës, sipas raportimeve të ‘Sport’.
Lëvizja nuk do të jetë e lehtë për ‘Citizens’, pasi katalanët preferojnë të mbajnë Roberton dhe të largojnë Nelson Semedon.
Megjithatë, krerët e skuadrës nga ‘Etihad Stadium’ janë të vendosur që të shpenzojnë shumë për kartonin e Roberto.
Mbetet të shihet se sa para do të ofrojë Man City për spanjollin.