“Ti i shalqinjve dil këtej se nuk je çun Londre”, Korreshi: Po hamë djathë me niseshte, o të nderuar!

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka ironizuar situatën në të cilën ndodhet blegtoria dhe bujqësia në vendin tonë, duke thënë se djathin po e hamë me niseshte e fshatari po blen qumësht në qytet.

Ai gjithashtu tha se në jug, i diferencojnë pushuesit, duke u thënë atyre që shesin shalqinj se nuk janë si çunat e Londrës.

“Ne po hamë djathë me niseshte o të nderuar. Fshatari po blen qumësht në qytet, nuk ka më lopë. Ka vetëm aromë hashashi, ku janë lopët. Ku janë këto subvencionet e famshme, po nafta? Të gjithë ata të PS po e shesin naftën me 2 mijë lekë, këta të tjerët të shkretët s’kanë marrë pikë. Ky është realiteti. Sa mirë ju dolët e bëtë foto me shalqi para tre javësh. Shkoni pra sot e bëni ndonjë foto aty te tregu, se sa shitet shalqiri dhe a blihet. Sot duhet të keni guximin të shkoni, të shihni a u shit dhe a morën ndonjë kokërr leku ata të shkretët. Kush i ka, kush i mban, 7 mijë lekë është dengu i barit. Na vjen keq që kemi studiuar, e kemi qorruar sytë, kemi ndërruar 7 herë numrin e syzeve. Bëhemi si ato çunat e Londrës me 2 mln euro”, tha Korreshi.


Shtuar 30.06.2022 19:04