Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët.
Ai u shpreh se ka një dakordësi të 27 vendeve të Bashkimit Evropian për të mbajtur javën e ardhshme konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ka një dakordësi mes 27 vendeve anëtare të BE për të mbajtur javën e ardhshme konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kërkova fjalën për të ndarë me kolegët këtë lajm shumë të mirë për gjithë shqiptarët. Fillimi i bisedimeve është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Ata që javën e ardhshme duan të protestojnë nuk e kanë me ne, e kanë me shqiptarët”, tha Balla.