Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Kam videon ku kryetari i bashkisë pi drogë!

Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë sonte në studion e “Opinion”.

Hoxha ka deklaruar hapur se disponon një video të një kryetari bashkie që është kapur duke pirë drogë në një ambient publik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetari në studion e “Opinion”.

Ai nuk e ka treguar emrin, por thjesht deklaroi se kryebashkiaku është kapur jashtë zyrës së tij duke konsumuar lëndë narkotike.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi e pohoi diçka të tillë.

Pjesë nga diskutimet në studio:

Artan Hoxha: Çështja e tërmetit e spostoi atë.

Gazment Bardhi: Kam dijeni, e kam parë videon, por nuk e disponoj.

Artan Hoxha: Dijeni mund të kenë, nuk e di nëse e kanë parë. Është në ambient publik, se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon.

Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues.

Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem.

Kam ndjekur dhe rastet e denoncuara nga opozita, sigurisht për gjithë rastet kanë qenë pozitive, për faktin se i ka rrëzuar prokuroria më mbrapa.

Gjej rastin ti përgëzoj. Kontrolli duhet bërë para se ata të zgjidhen dhe jo pasi të zgjidhen. Ai proces zgjedhor ka pas një kosto për taksapaguesit shqiptar.


Shtuar 20.01.2020 22:01