Spali i Berishës trondit Atalantën në shtëpi (VIDEO)

Atalanta ka pësuar një pësuar një humbje shokuese në shtëpi teksa SPAL fitoi 2-1 në ndeshjen e së hënës.
Me këtë rezultat, Atalanta mbetet në vend të 5-të në kuotën e 35 pikëve, një tjetër hap fals i të besuarve të Gasperinit.

Atalanta bëri një start tepër të mirë dhe kaloi në avantazh që në minutën e 16’ të takimit. Ishte Ilicic me një gol spektakolar që ka zhbllokuar rezultatin.

Të lidhura

None found

Pas pushimit situata ndryshon, vendasit heqin këmbën nga gazi dhe miqtë luajnë me më tepër vetëbesim.

Petagna ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 54’ pas një kundërsulmi të përkryer të ekipit mik.

Atalanta nuk reagon, dhe pëson golin e dytë pak minuta më vonë kur Mattia Valoti shënoi një perlë nga distanca, çfarë goditje e bukur nga lojtari i SPAL. Berisha ishte një nga lojtarët më të mirë të takimit teksa me pritjet e tij ka ruajtur fitoren për miqtë.


Shtuar 20.01.2020 22:00