Shtrohet në psikiatri 58 vjeçarja pasi mbajti në dollap për 3 javë kufomën e nënës

Një grua 58-vjeçare është mbyllur në psikiatri, pasi u zbulua se kishte mbajtur për mbi 3 javë kufomën e nënës së saj 92-vjeçare në dollap.

58-vjeçarja, e cila u transferua sot me urdhër të një prokurori në një institucion psikiatrik, kishte përjetuar që në një moshë shumë të re, përballjen me vështirësitë e jetës.

Të lidhura

None found

58-vjeçarja i tha policisë se nëna e saj vdiq nga shkaqe natyrale në 7 korrik dhe se ajo nuk kishte informuar askënd pasi nuk kishte para për ta varrosur.

Sidoqoftë, ekspertiza mjeko-ligjore pritet që të përcaktojë shkaqet e vdekjes së gruas së moshuar. 58-vjeçarja ishte viktimë e abuzimit seksual brutal nga babai i saj kur ishte fëmijë.

Gruaja jetonte Kallithea, ndërsa për shumë vite ishte transferuar në Rodos, ku punonte. Ajo u kthye në shtëpinë e saj, kur u informua se babai i saj kishte vdekur.

Fqinjët e kujtojnë si një grua që pikturonte zemra në muret e jashtme të shtëpisë, përshëndeste njerëzit dhe ulej me orë të tëra në një cep të avllisë.

Shumë herë ajo krijonte debate të nxehta me nënën e saj 92-vjeçare, deri në atë pikë sa e nxori jashtë shtëpisë.


Shtuar më 31.07.2020 11:36

grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetmarsbahisgrandpashabet resmi girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetgrandpashabet güncelgrandpashabet resmi girişgrandpashabet girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet güncel girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurance4115 marsbahisjojobet girişjojobetjojobet4115 marsbahistaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobet güncel girişthe luxe casino