Skënder Gega është trajneri i ri i Kukësit. Mbetet vetëm zyrtarizimi nga klubi, por “Panorama Sport” mëson se trajneri që shpalli kampion Partizanin në sezonin e kaluar, pas shumë negociatave më në fund ka rënë dakord me presidentin Safet Gjici për të marrë drejtimin e Kukësit.
Pas largimit të Orges Shehit, tashmë verilindorët do të nisin një rrugëtim të ri me Gegën në stol. Priten zhvillime në merkato tashmë që trajneri u ndryshua.