Foto ilustruse
Një sherr me thika ka ndodhur sot në Maliq. Dy persona kanë qëlluar njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka përfunduar në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërsa personi tjetër, që ka marrë dëmtime më të lehta është shoqëruar në komisariat. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e sherrit, por bëhet me dije se ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 28.06.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës me njëri-tjetrin, shtetasit G. M., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Bregas dhe B. P., 40 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi G. M., me dëmtime më të lehta trupore, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.