Samiti i NATO-s do të mbahet për herë të parë që prej nisjes së luftës në Ukrainë.
Mësohet se delegacioni shqipëtar do të kryesohet nga kryeministri Rama dhe pjesë e tij janë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe me shumë gjasë edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
“Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur sot për samitin e NATO-s që do të mbahet në Madrid, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime me homologë të Finlandës, Holandës dhe Norvegjisë. Në samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë, si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022”, njofton ministria e Jashtme./albeu.com