Dhjetëra banorë në qytetin e Kukësit u helmuan nga uji i pijshëm, ndërsa institucionet shëndetësore tentuan mos dilnin hapur, derisa kreu i Bashkisë, Safet Gjici dha një deklaratë ku shpjegoi çfarë kishte ndodhur.
Gjici tha se ka pasur një përzierje të ujit të pijshëm me atë të vaditjes, por që ky nuk është ndonjë problem i madh.
Video e shpërndau edhe në profilin e tij në “Facebook”, të cilën e fshiu me vonë./albeu.com