Milan për “shopping” te PSG, Maldini pëlqen tre lojtarë

Ndër tepricat e PSG-së janë tre lojtarë mbi të cilët Milan do të kishte vënë sytë.

Ata janë Julian Draxler, Abdou Diallo dhe Thillo Kehrer. “La Gazzetta dello Sport” raportoi këtë mëngjes, duke sqaruar se për momentin nuk ka negociata, por vetëm ide dhe vlerësime. Emri më magjepës është sigurisht ai i Draxler i cili deri para disa vitesh shihej si një nga talentet e rinj më interesantë në futbollin botëror.

Te Milani ai mund të ketë një rol drejtues dhe të rifillojë si mesfushor sulmues, nmjë rol në të cilin kuqezinjtë po kërkojnë dikë që mund ta bëjë këtë rol me cilësi të larta. Diallo është një ide e vjetër që mund të kthehet në modë, ndërsa Kehrer, ai është një tjetër qendërmbrojtës që mund të jetë i dobishëm për kuqezinjtë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.06.2022 09:20