Policia ka vënë në pranga dy emigrantë ta paligjshëm shqiptar në Angli.
Kjo pas një operacioni të madh në një fermë kanabisi me vlerë 2 milion paund, vetëm 246 metra larg një stacioni policie.
Shqiptarët Emiljan Gjura, 31 vjeç dhe Ermir Reshiti 35 vjeç, u burgosën dy vjet për rolin e tyre në operacionin e sofistikuar të kultivimit të drogës në qytetin turistik bregdetar të Southend-on-Sea, Essex.
Më shumë se 3000 bimë u kapën nga Policia pasi zbuluan plantacionin e madh të shpërndarë në pesë njësi industriale. Gjura dhe Reshiti kishin jetuar në fabrikën e drogës, duke punuar si kopshtarë.
Të dy pretendojnë se kanë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar për të fituar para për të ndihmuar familjet e tyre, por asnjëri nga burrat nuk bashkëpunoi me Policinë e Essex dhe nuk pranuan të zbulojnë se kush i rekrutoi. Ata u dënuan dje në Gjykatën e Kurorës në Basildon pasi më parë u deklaruan fajtorë për akuzat.
Ekspertët e drogës vlerësojnë se kanabisi do të kishte vlerë më shumë se dy milion paund në rrugë, dhe nuk kam dyshim se ky sekuestrim do të ketë një ndikim të madh në tregun e drogave në Southend.