Kanë dalë pamjet pas momentit të dhunimit për vdekje të 42-vjeçarit grek nga 5 shtetas shtetas.
Janë publikuar pamjet pak pas rrahjes brutale që shqiptarët i bënë një 42-vjeçari grek, duke e lënë atë viktimë për shkak të plagëve të shumta që i shkaktuan. Në mediat greke janë publikuar video nga momenti kur mbërrin policia në zonën ku ndodhi sherri në Rafinë.
Makina e patrullës, siç shihet nga video, ka kaluar në vendngjarje në orën 02:07 të mëngjesit, ndërsa në orën 2:31 të mëngjesit, kalon pranë kamerës dhe autoambulancës që e mori 42 -vjeçarin për ta transportuar në spital. Pak më vonë viktima me lëndime në kokë ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur kur 4-5 të rinj që sipas mediave greke janë shqiptarë, janë përleshur me 42-vjeçarin për shkak të një keqkuptimi në lokalin ngjitur, ku po argëtoheshin më herët.
42-vjeçari ka pirë një pije me të dashurën dhe dy persona të tjerë. Në një moment ai shkoi në tualetin e lokalit. Aty është përballur me disa nga grupi i të rinjve.