Motra sherr me vëllanë mes studios: O matuf, ke 3 kartela, je për psikiatri

Lumturia dhe Nazmiu janë motër e vëlla të cilët kanë një konflikt me vëllain tjetër, Kujtimin. Nazmiu tregon se është arrestuar për shkak se ka transportuar me makinë dy sirianë dhe e burgosën në Gjirokastër. Asokohe, sapo i kishte ndërruar jetë djali 22-vjeçar dhe i kërkon ndihmë vëllait për pagesën e garancisë, me vlerë 10 milionë Lekë.

Ai i beson një prokurë për të marrë kredi me tapinë e shtëpisë, por pa e ditur, Kujtimi i kishte dhënë për të firmosur një akt dhurimi shtëpie dhe nuk e nxori nga burgu, por e la të shlyente dënimin 6-mujor.

Tani, Nazmiu kërkon shtëpinë e tij, ndërsa Kujtimi ka thënë se pas vdekjes së babait të tyre ka mbetur një shuam prej 160 mijë Eurosh, që ai pretendon se i kanë marrë vëllezërit dhe motrat e tjerë. Ndaj, ai pretendon të mbajë shtëpinë peng derisa të marrë këto para.

Lumturia nuk kërkon para nga vëllai i saj, për të cilat ajo thotë se ia ka lënë nëna dhe ai i meriton, por kërkon të dijë se çfarë i takon nga pasuria e të atit.

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, Lumturia shpjegon disa detaje për marrëdhënien e saj me Nazmiun, vëllai që ndodhet përballë saj. Ajo përfshin edhe marrëdhënien që kanë me vëllain tjetër, Kujtimin, i cili i ka marrë shtëpinë Nazmiut. E indinjuar, Lumturia thekson se ajo dhe Nazmiu nuk flasin prej kohësh ndonëse dikur kanë pasur raporte të afërta.

Lumturi: Dëgjo, mamaja ime ishte kararsëzkë e madhe që nuk e donim as ne që ishim çupat.

Eni Çobani: Nuk e doje mamanë? Pse?

Lumturi: Për huqet që kishte, ai i bëri hyzmet.

Eni Çobani: Ah, i ka marrë lekët?

Lumturi: Ia dha nëna e tij moj.

Eni Çobani: I kam me testament.

Lumturi: Ia dha nëna e tij, ai t’i ketë hallall.

Eni Çobani: Po juve pse ju përjashtoi nëna Lumturi?

Lumturi: Neve s’na dha asnjë gjë.

Eni Çobani: Pse?

Lumturi: S’deshi. Unë s’kam debat lekësh me këtë, dua pjesën e babait, dua ku më ka vënë këmbët babai im që më ka vdekur.

Eni Çobani: Babai i parë, nga burri i parë i nënës?

Lumturi: Jam vajza e madhe, jam e para e shtëpisë. Ai lekët t’i hajë, t’i bëjnë mirë. Ai i qëndroi në huqe.

Nazmiu konfirmon se ai u kujdes për disa vite për nënën e tij, e cila ka lënë një testament prej të cilit ai ka përfituar para.

Lumturi: T’i hash gëzuar! O budalla! Ty ajo të la si pasha, po do shkoje do merrje sirianë ti re! O matuf! Budalla! Ty të la si pasha ajo!

Lumturi: Kujtim Veseli dhe Tatjana Veseli, këto verifikohen në degën e Durrësit, siç kanë bërë dy vila këta që ia bëri ai qyqi, i bëri njerku të dy me vila dhe i ka pa legalizuar nga ky. Më thotë mua ky “le të vazhdojë shtëpia, do ta marrë Kujtimi atë shtëpi. Unë do marr shtëpinë që po bën ai për vete se shtëpia e këtij është më e mirë”, se ai e bëri si për vete. E bëri me shtëpi ky matufi se ky është budalla. Ky ka tre kartela për i çmendur, një kartelë se është rritur keq, një kartelë që i vdiq djali dy, një që i mori shtëpinë ai tre, ky është bërë budalla, është për në psikiatri, ta them unë. Ky s’ka ç’i do shtëpitë, t’ia lërë kalamajve se ky është i çmendur. Mua më ka pasur motër personale dhe unë s’flas me të me gojë më.

Nazmi: Shko merrja vëllait pra se i ka vëllai jot.

Lumturi: Unë e kam pasur vëlla personal këtë./tvklan.al


Shtuar 26.06.2022 19:51