Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur kengetarit nga Kosova, Enur Pakashtica. 4 persona të armatosur me armë kanë tentuar që të grabisin biznesin e tij.
“Kam qenë në katin e dytë të ambienteve ku punoj, kur kanë ardhur grabitësit. Njëri prej tyre mu afrua me një armë të tipit “AK 47” dhe po më kërcënonte që t’i jepja para. Por nuk e bëra një gjë të tillë. Iu vërsula edhe unë pas.
Edhe ai filloi të zbrapset. Kur zbrita pashë edhe 3 bashkëpunëtorë të tij dhe i pashë që filluan të dilnin jashtë. Kur dolën, pashë që qëlluan me një plumb në ajër. Për fat të mirë plumb nuk kapi në njerëz, apo në sende”, ka thënë kengetari për Prive.
Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës përmes raportimit të ngjarjeve të ditës.
“Katër të dyshuar meshkuj të maskuar dy prej tyre me armë të gjata, një me revole dhe një me një çekan kanë tentuar të kryejnë një grabitje në një biznes (postë e shpejtë). Pas ballafaqimit verbal me pronarin e biznesit, të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Gjatë ballafaqimit dyshohet se pronari i biznesit ka ekspozuar një revole, e cila është sekuestruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.