Duket se në Luftën e Ukrainës po përdoren taktika të shumëllojshme strategjike.
Një cjap ukrainas është shpallur hero, pasi me aktivizimin e një linje granatash ka shkaktuar vdekjen e të paktën 40 ushtarëve rusë.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoria kryesore e inteligjencës ukrainase, e cila ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur përreth një spitali në Zaporizhzhia, ndërsa forcat ruse po vendosnin një tel dhe kishin fiksuar granata rreth skajit të një spitali lokal në fshatin Kinski Rozdory, raporton The Guardian.
Cjapi, i cili ishte arratisur nga një fermë, mësohet se ishte drejtuar drejt e në kurthin e ngritur nga ushtarët e Puinit, duke shkaktuar një shpërthim zinxhir dhe duke lënë të plagosur dhjetëra ushtarët që prisnin në pritë.
“Si pasojë e lëvizjeve ‘kaotike’ të cjapit, kafsha ‘shkatërroi’ disa granata. Si rezultat i një reaksioni zinxhir, disa rusë pësuan lëndime të shkallëve të ndryshme të ashpërsisë.
Të paktën 40 ushtarë rusë mendohet se janë plagosur. Aktualisht nuk dihet gjendja e kafshës”, deklaroi Inteligjenca e mbrojtjes e Ukrainës.
Kafsha është përshëndetur që atëherë si “Cjapi i Kievit”, një referencë për pilotin mitik, Fantazma e Kievit, i cili vlerësohet se ka rrëzuar deri në 40 avionë armik gjatë pushtimit rus të kryeqytetit.