Po “fluturonte” nga shpejtësia, makina i shmanget një personi e i bie shtyllës

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Berat.

Burimet bëjnë me dije se mjeti tip audi 80me targa AA 135 BZ ka qënë duke lëvizur në aksin rrugor nacional Berat-Poliçan.

Mësohet se automjeti që ka qenë duke lëvizur përgjatë kësaj rruge, është përplasur me një shtyllë dhe si pasojë kanë ngelur të plagosur drejtuesi mjetit dhe pasagjeri.

Në vendngjarje policia sipas të dhënave paraprake shpejtësia ka qënë shkaku i këtij aksidentit, ndërsa mësohet se drejtuesi ka mundur ti shmanget një kalimtari i cili i ka prerë rrugën.


Shtuar 27.07.2020 18:06