Aleksandër Sadikaj u ekzekutua në mënyrë makabër mesditën e 11 qershorit 2022 pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, vetëm pak minuta pasi kishte lënë banesën e tij në lagjen ‘Sauk i Vjetër’, ku ai qëndronte me qira prej 3 vitesh.
Ka qenë bashkëjetuesja e 27-vjeçarit që ka dedikuar në rrjetet e saj sociale disa fjalë të ndjera të cilat morën menjëherë vëmendjen publike.
“Prapaskena” ka mësuar se Inva Kurti është e bija e Avni Kurtit, taksistit më tē njohur në Shqipëri dhe më gjerë, i cili pushtoi rrjetet sociale disa vite më parë, me anë të disa videove origjinale dhe shprehjeve që ‘ngjitën’ në opinion. Bëhet fjalë për personazhin që thonte ‘Jam nana, hajde pi kafe’.
Fjalët e bashkëjetueses së Sadikaj:
“Ah moj beb, kjo botë ishte shumë mizore për ty. Një ëngjëll si ty i duhej Zotit lart. Na le me vuajtje dhe pikë në zemër, por mjafton që ti të jesh prerë i qetë në paqe. Vetëm ideja që je pranë Zotit më bën të ndihëm mirë, se më mirë se ai nuk kujdeset dot askush për ty.
Çdo vepër të mirë që ke bëre mbi tokë, do ta nxjerri ne pah koha dhe drejtësia. Çdo moment i yni më mungon. Ishe njeriu që desha më shumë në këtë botë dhe në botën tjetër. Mezi po pres të të takoj. Nuk jetohet në këtë ferr. Më prit, të dua shumë.
Gjysma ime, nuk po të gjej dot se ku je. I kam parë të gjitha vendet ku rrije ti, po ti nuk je më. Më ke ikur larg dhe spo të arrij dot. Më duket një jetë pa ty. Ti më shikon mua po unë nuk të shikoj dot ty. Kjo nuk eshte e drejte. Me perqafon me eren, po une ste perqafoj dot. Nuk ka më jetë, as gëzim. Nuk ka më asgjë. Hajde te bebi jot, të jemi përgjithmonë bashk siç më kishe premtuar”.